Passa ai contenuti principali

Emigrantë por edhe biznesmenë. Shqiptarët kanë hapur 32 mijë biznese në Itali

Emigrantët shqiptarë që jetojnë në Itali zotërojnë rreth 32 mijë biznese. Të dhënat janë bërë publike nga Unioni i Dhomave italiane të Tregtisë, në raportin vjetor mbi ecurinë e ndërmarrjeve të huaja.

Sipas raportit, në total shtetasit e huaj zotërojnë mbi 580 mijë biznese në Itali. Vendin e parë e mbajnë emigrantët marokenë, të cilët numërojnë mbi 68 mijë sipërmarrje. Në vendin e dytë e të tretë renditen shtetasit kinezë dhe ata rumunë, ndërsa shqiptarët rezultojnë komuniteti i katërt i huaj me numrin më të madh të ndërmarrjeve në Itali.

Sipas Unionit italian të Dhomave, fusha më e preferuar e shqiptarëve për të bërë biznes është tregtia, ndërsa në vendin e dytë renditet sektori i ndërtimit.

Të dhënat zyrtare nga Instituti italian i Statistikave tregojnë se, në Itali jetojnë rreth 450 mijë shtetas shqiptarë gjithsej. Një pjesë e madhe e tyre, veçanërisht ata që kanë emigruar në vitet e para, tashmë i kanë hyrë botës së biznesit duke qenë një nga komunitet më aktive në jetën ekonomike të Italisë.

Shifra prej 32 mijë biznesesh që emigrantët shqiptarë zotërojnë në Itali është gati sa 20 për qind e të gjithë bizneseve aktive në Shqipëri. Kjo do të thotë se shqiptarët tashmë nuk bëjnë biznes vetëm brenda kufijve të Shqipërisë, por janë sipërmarrës thuajse kudo nëpër Europë.

Commenti

Post popolari in questo blog

Si merret ne Shqiperi "Deshmia e Penalitetit" (Fedina penale)?

Certifikata e gjendjes gjyqësore (Dëshmi Penaliteti) është një dokument që lëshohet për të vërtetuar nëse një person ka qenë i dënuar ose jo. Vërtetimi i dënimit, gjithashtu, tregon kur është dënuar një person dhe sa vite dënim ka kryer në sistemin penitenciar. Dokumentacioni i nevojshëm -Për pajisjen me Dëshmi Penaliteti, qytetari aplikon përmes Postës Shqiptare me anë të një formulari, ku deklaron të dhënat e kartës së identitetit. -Vërtetimi i dënimit është i lejuar të merret vetëm nga familjarë të ish- të dënuarve, të provuar përmes një dokumenti identifikues të personit që ka qenë i dënuar dhe një kërkesë drejtuar drejtorit të Përgjithshëm, ku bëhet i qartë motivacioni për pajisjen me këtë vërtetim. Për këtë dokument, qytetari aplikon përmes Postës Shqiptare ose drejtpërdrejt në zyrat tona. Hapat e procedurës -Dëshmia e Penalitetit realizohet nga Sektori i Gjendjes Gjyqësore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve (DPBSH), duke iu referuar të dhënave të Regjistri...

Avviso-  Dichiarazione di Ospitalità 

Shtetasit shqiptare kane disa menyra per te udhetuar drejt Italise: 1. Per studime. Kete rast duhet te aplikojne ne ambasaden Italiane ne Tirane per tu pajisur me vize te tipit (D). 2. Per konferenca shekncore ose disa ditore duhet te paraqesin ne kufi ftesen e instiucionit privat ose shteteror qe i fton 4. Per bashkim familjare. Duhet te kete me vete nulla osten ( certifikane qe verteton martesen) nese jane martuar ne Shqiperi. Nese do te martohen ne Itali, duhet te kene ftese e bashkeshortit te ardhshem. 3. Per turizem jo me shume se 90 dite. Ne kete rast nese vjen per qejf dhe ka rezervuar hotel, duhet te deshmoje rezervimin e hotelit si dhe te kete euro me vete qe justifikojne kohen e qendrimit ( jo me pake se 50 (nje dite) duke e shumezuar me ditet qe duhet te qendroje. 4. Nese vjen tek ndonje i afert qe eshte me dokumenta ne Itali, duhet te kete me vete "Dichiarazione di Ospitalità", ku shkruhen te dhenat e personit qe i pret te shoqeruar me nje kopje te dok...

La Comunità Albanese a Savona

Nella Provincia di Savona secondo le statistiche  ufficiali sono residenti più di 6 milla albanesi. Gli albanesi a prescindere dal fatto che fanno quasi il 10% della popolazione totale della Provincia, se facciamo una ricerca per loro su google scrivendo "Albanesi a Savona", non c'è  nessun evento su di loro, ma solo cronica nera dei carabinieri e della polizia. Però  di sicuro questo non è la vera immagine della Comunità  Albanese a Savona. Gli albanesi hanno un forte sentimento di individualismo ed una scarsa particopazione nella vita attiva della citta compreso quello istituzionale e di rappresentanza. Gli albanesi hanno un ruolo importante nella vita quotidiana della citta di Savona, perché  hanno un forte spirito imprenditoriale, soprattutto nel settore di edilizia. Agli albanesi piace  a lavorare e per loro la famiglia è  una cosa sacra e seria. Comunque gli alanesi di Savona sbagliano che non sono attivi nella vita sociale della città ...